Politika shqiptare e pafte per te siguruar rritje ekonomike

TIRANË- Qytetarët dhe bizneset kanë humbur besimin tek ekonomia vendase. Shkak është bërë situata politike në vend. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se në tre mujorin e parë të këtij viti, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7,3%. Kjo kryesisht si pasojë e përkeqësimit të besimit konsumator dhe të situatës në sektorin e shërbimeve. Nga vrojtimi i institucionit mbikëqyrës bankar rezulton se qytetarët kanë humbur besimin tek ekonomia, kryesisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes aktuale financiare, si dhe pamundësisë për të kryer blerje në shuma të mëdha. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, kostoja e jetesës në vend është rritur kundrejt një viti më parë, ndërkohë që konsumatorët presin një rritje të mëtejshme të cmimeve.

Parashikimet janë negative edhe për papunësinë, e cila gjithashtu bazuar në këtë vrojtim, pritet të pësojë rritje në 6 muajt e ardhshëm. Për sa i përket sektorit të shërbimeve, që paraqitet edhe me performancën më negative, bizneset e kësaj fushe vlerësojnë të përkeqësuar gjendjen e tyre të punësimit dhe atë financiare. Këto subjekte vlerësojnë si pengesë, klimën e brendshme politike, gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend.

Banka e Shqipërisë vlerëson se më optimistët për të ardhmen e aktivitetit të tyre janë bizneset e sektorit të industrisë dhe ndërtimit.

This entry was posted in Politike. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s