PS: Basha gënjen për taksat, ja sa paguan Berisha në vit

TIRANË-Partia Socialiste vlerësoi sot se numri i taksave që qytetarët e Tiranës paguajën në Bashki janë vetëm 3 duke hedhur poshtë pretendimet e së djathtës që akuzon se janë 82 taksa detyrim për pagesë.

Deputeti Erjon Brace u shpreh sot se kjo vërtetohet duke marrë shembull kryeministrin Berisha, familjarë dhe ministrat të kabinetit të tij.
“Lulëzim Basha ka 3 javë që po ju thotë qytetarëve se paguajnë 82 taksa në Tiranë. Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zonja Liri Berisha: janë vetëm 3 taksa, në vlerë 9180 lekë ose 765 lekë në muaj ( për shkak të shtëpisë 175 metra katrore). Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zoti Shkëlzen Berisha: janë vetëm 2 taksa, në vlerë 5500 lekë ose 458 lekë në muaj. Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zoti Sokol Olldashi: janë vetëm 3 taksa, në vlerë 7600 lekë ose 633 lekë në muaj”, u shpreh Brace duke theksuar se Basha ka gënjyer qytetarët kur shprehet për taksat e Bashkisë.

“Lulëzim Basha gënjen! Sot në Tiranë çdo familje paguan vetëm 3 taksa në muaj dhe vlera mesatare e tyre arrin në 550 lekë. Vetëm 550 lekë në muaj që është më pak se : 600 lekë në muaj TVSH për 1 bukë në ditë, 800 lekë në muaj TVSH për një faturë të energjisë elektrike, 909 lekë në muaj TVSH për një faturë telefoni të thjeshtë. E kështu me radhë me çdo faturë e çdo produkt që blen. Lulëzim Basha gënjen”.

Sipas Braces barra fiskale vjen nga taksat e qeverisë që sipas tij janë tepër të larta. “Sot në Tiranë, çdo familje i paguan 550 lekë në muaj Bashkisë, ndërkohë që një familje me të ardhura mesatare i paguan 35000 lekë në muaj qeverisë, pra 70 herë më shumë! Me qartë, në çdo 100 lekë taksa, një familje në Tiranë 1.6 lekë ja paguan Bashkisë dhe 98.4 lekë ja paguan Qeverisë. Lulëzim Basha është në këtë garë për të gënjyer, ndaj ka humbur që në nisje”, tha deputeti socialist duke treguar njekohesisht edhe disa mandate arkëtimi të pagesave që kryejnë ministrat, djali i Berishës, dhe vetë familja Berisha

This entry was posted in Lajme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s